Uruguai triumfoi me shifrat e thella 5-0 ndaj Bolivisë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C, në Copa America.
Ishte një ndeshje pa shumë histori për uruguaianët, që sigurojnë kalimin për në fazën çerekfinale.
Pellistri zhbllokoi sfidën në minutën 8-të, pas një asisti të marrë nga Araujo, ndërsa në minutën e 21-të, Nunez dyfishoi shifrat. Araujo realizoi të tretin në minutën e 77-të, para se Valverde të shënonte golin e katërt në minutën e 81-të. Në fund kishte vend edhe për një gol të Bentacur, që kompletoi fitoren me manita.

Në ndeshjen tjetër të Grupit C, Panamaja bëri surprizën e madhe ndaj SHBA-së, duke fituar 2-1 me përmbysje. Amerikanët, kaluan në avantazh me Balogun në minutën e 22-të, por u përmbysën falë golave të shënuar nga Blackman në minutën e 26-të dhe Fajardo në minutën e 83-të.
Sa i përket renditjes, Uruguai mban vendin e parë me 6 pikë, ndërsa ndiqet nga SHBA dhe Panamaja me nga 3 pikë. E mbyll Bolivia me 0 pikë. Kujtojmë se transmetimi i Copa America në Shqipëri, është ekskluzivitet i MCN TV.



