Real Madridi, nuk e harron Harry Kanen

Real Madridi, nuk e harron Harry Kanen

Pavarësisht se Florentino Perez ka arritur një ndër objektivat kryesorë të viteve të fundit siç ishte transferimi i Kylian Mbappes në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, Carlo Ancelotti ende mendon se Real Madridi duhet të përforcohet në ofensivë.

Madrilenët e kanë rikthyer vëmëndjen tek Harry Kane, një ndër sulmuesit më të rrezikshëm të aktualitetit.

Anglezi po zhvillon sezonin e dytë me Bayern Munchenin dhe po tregon se mbetet një lider absolut për sa i përket këtij reparti.

20 gola dhe 8 asiste në 17 sfida janë statistika të cilat s’mund të anashkalohen lehtë, fakt që e shëndërron këtë etapë si një ndër më të rëndësishmet në karrierën e ‘’ Uraganit ‘’.

Ish rekordmenët e Bundesligës janë liderë në kampionat dhe kanë bërë mirë edhe në Champions League falë komponentëve cilësorë në përbërje.

Eksperienca e ishi-t të Tottenham Hotspurit dhe kapaciteti i treguar e bën të paevitueshëm interesin e një ekipi si ‘’ Los Blancos ‘’, i cili kërkon të shtojë në çdo sezon trofetë në vitrinën e tejmbushur.

Nuk do të jetë aspak e lehtë për arsye të rëndësisë në 11-shen e formuar nga Vincent Kompany, një teknik që po provon veten tek një gjigand jo vetëm në Gjermani por edhe Europë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy