Mesfushori i Borusia Myshenglabah, Granit Xhaka, mund të bëhet një nga futbollistët më të shtrenjtë shqiptarë. Gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se se për Xhakën ka pasur një interesim nga ekipi anglez i Manchester City.
Sipas kësaj të përditsëhme, mesfushori që luan me kombëtaren zvieriane kërkohet me ngulm nga trajneri i ri i City-it, Pep Guardiola. Për këtë arsye, britanikët janë gati të paguajnë plot 50 milionë euro tek Borusia Mynshegladbah, për të siguruar shërbimet e Xhakës.
Ky i fundit e ka pasur paraqitje spektakolare këto dy sezonet e fundit dhe për këtë arsye ka ngjallur interesin e një sërë klubeve të rëndësishme në Europë.



