Manchester United, interes për Federico Valverden

Manchester United, interes për Federico Valverden

Impakti në çdo sfidë tek Real Madridi e ka shëndërruar përsëri Federico Valverden në objektivin e Manchester United.

Drejtuesit e ‘’ Të Kuqve ‘’ e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje, të avantazhuar edhe nga potenciali në aspektin ekonomik. 

Uruguajani prej 8 sezonesh është pjesë e ‘’ Galaktikëve ‘’ dhe me kalimin e kohës ka arritur të jetë stabël në 11-she. 

Ishi i Penarol shquhet për shpirtin e garës, është tejet luftarak dhe ka ekperiencën e duhur për të përfaqësuar çdo ekip elite.

 Tek 20 herë kampionët e Premier Leagues me kohë kanë nisur përpjekjet për tu rikthyer tek titujt e munguar ndër vite dhe natyrisht për arritjen e objektivit duhet një merkato cilësore. 

27 vjeçari nga shumë ekspertë dhe trainerë konsiderohet ndër më të mirët në pozicionin ku aktivizohet dhe interesi i gjigandëve europianë është i pashmangshëm. 

Siç dihet në Angli luhet një futboll tejet i shpejtë dhe fizik dhe Federico Valverde është i duhuri, sidomos kur bëhet fjalë për Manchester United. 

Humbja e protagonizmit ndër vite referuar titujve është një sinjal për krerët e klubit se duhet të japin më të mirën gjatë periudhës së transferimeve dhe në rastin konkret fantazisti nga Montevideo numëron 17 sfida dhe 4 asiste në sezonin aktual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy