Renditja e FIFA, Shqipëria mbetet në vendin e 38-të

Renditja e FIFA, Shqipëria mbetet në vendin e 38-të

Kombëtarja shqiptare nuk ka ndryshuar pozicion në renditjen e publikuar nga FIFA për muajin janar. Kuqezinjtë e De Biazit mbeten në vendin e 38-të në botë. 

 

Me 746 pikë, kuqezinjtë mbeten pas ekipeve si Suedia, Polonia, Islanda apo Kosta Rika, ndërsa ka lënë pas vetes emra si Greqia, Danimarka, Irani apo Finlanda, Senegali e Paraguaji. Me këtë pozicionim, Shqipëria mbetet edhe e 26-ta në Europë, mes 53 federatave anëtare të UEFA-s.

 

Ndërkohë sa i takon rivalëve të Grupit A në  kampionatin europian, as ato nuk kanë pësuar ndryshime ne renditje. Zvicra që pozicionohet në vendin e 12-të, Rumania e 16-ta, ndërsa Franca e 25-ta.Në krye të renditjes botërore të FIFA-s vëndin e parë vazhodn ta mbajë Belgjika, e ndjekur nga Argjentina në vëndin e dytë duke vijuar me Spanjën, Gjermaninë e Kilin. Top 10 e vendeve të para të klasifikimit vazhdon me Brazilin, Portugalin, Kolumbin, Anglin dhe Austrin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy