
Mbrojtësi i djathtë Valentino Lazaro dëshiron të qëndrojë te Interi. Pasi u rikthye te zikaltrit pas huazimit, tashmë austriaku nuk dëshiron të largohet më.
Ka qenë vetë agjenti i lojtarit që e ka bërë të ditur këtë, teksa thotë se dëshirën e lojtarit ia ka komunikuar edhe klubit.
“Pas dëmtimit dhe infektimit me Covid-19, tashmë Lazaro është në formë të mirë. Ne jemi takuar me drejtuesit e Interit dhe kemi bërë të ditur se dëshira e lojtarit është të qëndrojë këtu. Ka interesime në merkato, por dëshira e tij është të qëndrojë këtu.”, tha agjenti Max Hagmayr.
Kujtojmë se lojtari u ble nga Interi në verën e 2019, por ka luajtur i huazuar te Newcastle, Hertha Berlin dhe Borussia M’gladbach, pasi nuk ishte në planet e trajnerit Antonio Conte.



