Inter Miami , ofensivë për Sergio Ramos

Inter Miami , ofensivë për Sergio Ramos

Major League Soccer ka fituar shumë  rëndësi , sidomos në 10 vjeçarin e fundit, destinacion për shumë yje që lanë gjurmë në të kaluarën në Europë .

Kjo tendencë vazhdon  të fitojë terren në kohët e sotme sepse i jep mundësinë lojtarëve me emër të provojnë veten në një nivel konkurrence ndryshe por me një dëshirë të madhe për ti shijuar siç duhet vitet e mbetura në futbollin e luajtur .

Inter Miami tashmë në pronësi të legjendës angleze David Beckham ka patur shumë sukses në transferimin e lojtarëve të mëdhenjë si përshembull golashënuesit Gonzalo Higuain dhe tanimë i ka ofruar Sergio Ramosit mundësinë e provës në Amerikë , një kampionat me një rritje të konsiderueshme në vitet e fundit. 

David Beckham i ka dhënë impaktet edhe në të kaluarën me objektiva madhorë si transferimin e Lionel Messit, Cristiano Ronaldos apo Neymar Juniorit dhe për spanjollin mund të rezultojë një vendim korrekt për të harruar sa më shpejt kalvaret e përjetuara në ‘’ Parque de Prince ‘’ , tek një Paris ku asnjëherë nuk arriti të adaptohet pavarësisht se është i rrethuar me yje .

Interesi i Inter Miamit konsiderohet edhe një ftesë për ti rritur nivelin Major League Soccer dhe padyshim për ti hapur rrugën të tjerë yjeve të cilët mund të adaptohen shumë shpejt në këtë kampionat  dhe pse jo mos të arrijnë suksese edhe përtej kufinjve.

Megjithatë para disa kohësh  ish kampioni i botës dhe Europës me kombëtaren ‘’ La Furia Roja ‘’ nuk e ka përjashtuar mundësinë e finalizimit të karrierës tek Sevilla , ekip ku u rrit e më pas udhëtoi drejt Madridit për të mbajtur veshur bluzën e ‘’ Los Blancos ‘’ për  16 sezone të shoqëruara me trofe shumë të rëndësishëm .

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy