
Në kohët e fundit Alvaro Morata po përjeton një eksperiencë me shumë luhatje.
Nga një anë , spanjolli konsiderohet një ndër të preferuarit e Luis de la Fuente tek ‘’ La Furia Roja ‘’ por historia është ndryshe tek Atletico Madridi, skuadër në të cilën Memphis Depay vijon të jetë i përzgjedhuri i Diego Simeones.
Nga kjo situatë kërkon të përfitojë Milani pasi Stefano Pioli e konsideron një vlerë të shtuar për të ardhmen , sipas ‘ La Gazzetta dello Sport ‘.
Kontrata e 30 vjeçarit me ‘’ Los Colchoneros ‘’ përfundon në qershorin e 2024-tës, i cili shikohet si zëvëndësuesi ideal i Olivier Giroud.
Për francezin po mendohet rinovimi i kontratës , përtej qershorit por duhet theksuar se largimi i Zlatan Ibrahimovic sigurisht do të lërë një boshllëk në ofensivën e ‘’ Djallit.
Madrileni e njeh shumë mirë Serinë A për arsye se në të kaluarën u aktivizua me Juventusin dhe flitet se ky akord mund të arrihet për 15-20 milionë euro.
Megjithatë , për Alvaro Moratan nuk kanë munguar as ofertat nga Major League Soccer por duke patur parasysh se vitin e ardhshëm do të startojë Europiani , aktivizimi tek një ekip cilësor do ti shërbente për tu përgatitur siç duhet për këtë kompeticion , të cilin Spanja e ka fituar në 2008-tën dhe 2012-tën .



