
Franca triumfoi minimalisht ndaj Austrisë, në ndeshjen e vlefshme për grupin D në Europian.
Kombëtarja e “Gjelave”, iu fal një autogoli të Wober në minutën e 38-të, për të marrë fitoren.

Francezët ishin dominues, duke iu afruar golit edhe në disa raste të tjera.
Me këtë fitore, Franca i bashkohet Holandës në krye të grupit me 3 pikë.



