Manchester United : Plani B për mesfushën

Manchester United : Plani B për mesfushën

 Me kalimin e ditëve po zbulohen prioritetet e Erik Ten Hag në merkato, trainer që ka filluar një eksperiencë të re tek Manchester United .

Hollandezi tregoi vlerat tek Ajax Amsterdami në krye të një ekipi talentësh që arriti në gjysëmfinalet e Champions Leagues në të kaluarën dhe që atëherë s’ka ndalur me progresin në krye të stolit.

Të qënit pjesë e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’ do të jetë një etapë krejtësisht ndryshe për shkak të kërkesave dhe formimi i një ekipi potent është shumë i rëndësishëm për hollandezin.

Fakti se Frenkie de Jong konsiderohet një operacion shumë i vështirë , 52 vjeçari nuk ka qëndruar në vendnumëro duke deklaruar alternativën nëse anglezët do të dështojnë për ishi-n e Ajaxit.

Sipas ‘ The Mirror ‘ , Youri Tielemans vijon ti tërheqë vëmëndjen pasi prej disa vitesh konsiderohet ndër më të mirët tek Leicester City , skuadër me të cilën i mbetet edhe një vit kontratë.

‘ Transfermarkt ‘ e vlerëson  25 vjeçarin  me 55 milionë euro dhe duke qenë se Manchester United gjithmonë është shquar një ekip potent në aspektin ekonomik, s’besohet se do të jetë shumë problem por rëndësia në skemat e Brendan Rodgers mund të rezultojë një arsye e mjaftueshme për rinovimin e kontratës edhe pse një kalim në magjikun ‘’ Old Trafford ‘’ mund të konsiderohet një zgjedhje e qëlluar për vijimin e karrierës nga belgu .

Duke filluar nga sezoni vijues 20 herë kampionët e Premier Leagues do të tentojnë të ndryshojnë historinë në Angli dhe më gjerë sepse një ekip i këtij niveli s’mund të mbesë edhe për shumë kohë në vendumëro.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy