
Vështirësitë e kohëve të fundit në lidhje me zgjatjen e kontratës me Atletico Madridin e ka vënë në dyshim qëndrimin e Rodrigo De Paul në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’.
Kjo situatë sigurisht i ka detyruar drejtuesit e ‘’ Los Colchoneros ‘’ të analizojnë të tjerë opsione dhe një ndër to është Javi Guerra.
Mesfushori po e tregon veten tek Valencia dhe konsiderohet një ndër më premtuesit referuar La Ligas.

21 vjeçari ishte shumë afër kalimit tek ‘’ Los Rojiblancos ‘’ gjatë verës së kaluar por drejtuesit e Valencias rezistuan dhe ia dolën të siguronin qëndrimin e tij në ‘’ Mestalla ‘’.
Spanjolli spikat për vizionin për lojën dhe është shumë efektiv në prapavijë, pa harruar se mund të përshtatet në disa pozicione të këtij reparti.
Diego Simeone kërkon medoemos që gjatë merkatos së verës ta konsolidojë mesfushën me transferime cilësore, pavarësisht se s’do të jetë aspak e lehtë për ti arritur objektivat.
Pritet që gjatë javëve vijuese negociatat ndërmjet palëve të jenë edhe më intensive dhe ‘’ El Cholo ‘’ shpreson ta ketë nën urdhërat e tij duke filluar nga sezoni vijues.
Valenciani i ka qëndruar besnik bardhezinjve, i rritur në kategoritë e moshave të këtij ekipi, aktualisht një ndër më të mirët në 11-shen e teknikut Carlos Corberan.



