
Lista e zgjeruar e Barcelonës në lidhje me merkaton sigurisht do të hasë pengesa gjatë rrugës . Janë dy faktorë shumë të rëndësishëm që i krijojnë probleme ‘’ Los Cules ‘’ . I pari lidhet me aspektin ekonomik dhe së dyti me konkurrencën e fortë të klubeve të tjera .
Duket se katalanasit do të kënaqen vetëm me rikthimin me parameter zero të Dani Alves në "Camp Nou" dhe sigurisht favorizojnë Manchester United që kërkon ta transferojë në "Pallatin e Ëndrrave".
Largimi i Julian Nagelsmann nga gjërmanët e ka pezulluar ndjeshëm progresin e 23-vjeçarit, të cilin e ka pasqyruar me aktivizim të reduktuar dhe tashmë ajo që i ka mbetur është vlerësimi i ofertave për ta hedhur pas krahëve këtë periudhë të vështirë në karrierë .
Një pjesë të së kaluarës mesfushori e shijoi në kategoritë inferiore të kuq e bluve dhe më pas udhëtoi drejt Kroacisë për të mbrojtur ngjyrat e Dinamo Zagrebit ku tregoi shumë shpejt profesionalizmin që e karakterizon , fakt që tërhoqi vëmëndjen e Leipziguit dhe sezoni aktual bëhet i treti tek ‘’ Demat e Kuq ‘’.
Rikthimi i Xavi Hernandez sikur i ka rindezur shpresat e ‘’ Blaugranëve ‘’ për të treguar edhe njëherë se mund të dominojnë çdo kundërshtar por këtë herë në një kontekst krejtësisht ndryshe dhe njëkohësisht me një dëshirë të madhe për të bërë më të mirën në vijimësi .
Pavarësisht se në aspektin sportiv e tashmja nuk është aq shpresëdhënëse si për spanjollët ashtu edhe për britanikët, emri i madh i tyre është një komponent që imponon respekt dhe mundësi reale për çdo lojtar , në rastin konkret të Dani Olmos për ti patur në konsideratë gjatë merkatos .
6 gola dhe 1 asist janë statistikat e akumuluara nga lojtari i lindur në Tarrasa tek një rival që prej disa sezonesh ka shënuar rritje të konsiderueshme të cilën e ka shpalosur edhe me pjesëmarrjen në Europë .



