
Sezoni shumë i mirë i Benjamin Seskos tek Leipzigu vijon ti sigurojë shumë pretendentë. Slloveni është aktualisht një ndër lojtarët në modë në kontinentin e vjetër, të cilin traineri i Arsenalit Mikel Arteta asnjëherë nuk e ka shmangur nga vëmëndja. Sipas ‘ Daily Mirror ‘, ‘’ Topchinjtë ‘’ kanë dërguar një ofertë prej 45 milionë eurosh në adresën e gjermanëve, duke qenë se bëhet fjalë për një element i cili bën diferencën në metrat e fundit.

Por kryeqytetasit do të masin forcat me disa ekipe të elitës, të cilët momentalisht konsiderohen favoritë për të përfituar shërbimet e 21 vjeçarit. Transferimi i elementëve të rinj në të famshmin ‘’ Emirates ‘’ është një ndër politikat e drejtuesve të ‘’ The Gunners ‘’, të cilët do të jenë përfaqësuesit e këtij ekipi në të ardhmen. Nëse i referohemi performancës, Arsenali në sezonin aktual tregoi se në vijimësi mund të ndryshojë historinë e kampionatit anglez por mund të lërë gjurmë edhe në Champions League. Për sa i përket Benjamin Seskos duhet thënë se rendimentin e shkëlqyer e ka demostruar me 11 gola në 30 sfida, i cili ka rezultuar njëkohësisht një ndihmë e madhe për shokët për të arritur tek golat.



