
Për të tretin vit radhazi, shorti vendosi Real Madrid dhe Manchester City, përballë njëra-tjetrës në Champions League, në çerekfinale.
Tek kjo u ndal edhe trajneri i anglezëve, Pep Guardiola, i cili tha se shpreson që skuadra të mbërrijë në moment të mirë te ndeshja.
Nuk kemi zgjidhje tjetër. Duket si një traditë e vogël, tre vjet rresht të luajmë kundër mbretërve të garës. Shpresoj të arrijmë në një moment të mirë.
Në krahun tjetër, Ancelotti, deklaroi se nuk ka vend për hakmarrje, por skuadra do gjysmëfinale.
City mund të jetë më mirë se ne, por ata duhet ta dëshmojnë këtë në fushë dhe nëse duam të fitojmë Championsin, duhet t’i mposhtim ata. Nuk ka asnjë favorit në këtë luftë. Nuk ka dëshirë për hakmarrje, vetëm dëshirë për të arritur në gjysmëfinale.



