Mane flet për të ardhmen: Marseille, është skuadra ime e zemrës

Mane flet për të ardhmen: Marseille, është skuadra ime e zemrës

Sadio Mane pritet të largohet nga Liverpool në merkaton e verës, për të vazhduar karrierën në një skuadër tjetër.

Zërat për një largim të sulmuesit, kanë nisur të qarkullojnë që pas finales së humbur ndaj Real Madrid.

Së fundmi, i pyetur nga gazetarët për një largim të mundshëm, ai tha se këto zëra e kanë futur në telashe me tifozët. Mane zbuloi edhe skuadrën e zemrës, që është Marseille në Francë.

Me këto zëra, më keni futur në telashe me tifozët. Reali dhe Barcelona? Janë dy skuadra të mira, por unë nuk jam tifoz i asnjërës nga këto skuadra. Skuadra ime e zemrës është Marseille dhe këtë e dinë të gjithë.

Liverpool është një klub që e respektoj shumë. Tifozët më kanë mbështetur që nga dita e parë këtu. Për të ardhmen të shikojmë, asgjë nuk është vendosur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy