
Për sezone me rradhë Atletico Madridi nuk i është shmangur asnjëherë Andrea Belottit , një referencë absolutë në sulmin e Torinos .
Eksperienca në Scudetto e ka shëndërruar italianin në alternativë për ofensivën e ‘’ Los Colchoneros ‘’ të cilët mbrëmjen e djeshme heshtën ‘’ Old Traffordin ‘’ duke eleminuar Manchester United .
Diego Simeone konsiderohet ndër më të mirët në planet sepse shfaqet atëherë kur nuk e pret dhe të jep për të kuptuar se kur je përballë tij të pret ferri.
Merkatoja e verës mund të jetë definitive për 28 vjeçarin që ndiqet edhe nga Milani dhe Juventusi.
7 vitet në Torino jo vetëm që e kanë shëndërruar në një ndër golashënuesit e Serisë A por shumë të preferuar përtej kufinjve dhe momentin e mrekullueshëm ‘’ Los Colchoneros ‘’ duan ta shoqërojnë me sukseset e mëtejshme pavarësisht se Andrea Belotti konsiderohet një idhull tek skuadra ‘’ Granata ‘’.
Spanjollët kanë ende për të bërë pasi me ‘’ El Cholon ‘’ në stol mund të arrihet gjithçka dhe Andrea Belotti ndodhet në një moment tepër të rëndësishëm në karrierë .
Aktualisht ishi i Palermos numëron 4 gola në 15 sfida duke shtuar këtu se e ka humbur pjesën më të madhe të sezonit për arsye dëmtimi por Atletico s’duhet të shpërqëndrohet sepse në lojë janë fatet e sezonit dhe me arritjen e djeshme ka treguar se nuk duhet të nënvlerësohet në asnjë sfidë.
Rrjedha e ngjarjeve pritet voluminoze sepse është një sulmues të cilit po i le hapësirë nuk të toleron dhe Atletico ka nevojë për të rritur cilësinë në të gjitha repartet sepse traineri argjentinas e ka treguar gjithmonë se me mbështetjen e duhur mund t’ia mbyllë gojën çdo rivali.



