Presidenti i Teutës Edmond Hasanbelliu e cilëson sezonin si shumë të vështirë pavarësisht se në fund u shpall kampion. Në emisionin ‘Skaner’ në MCNTV Hasanbelliu konfimoi trajnerin për të ardhmen, ndërsa kishte edhe disa llogari për eliminatoret në Champions League.
‘Ky sezon ka patur shumë vështirësi, por edhe debate me trajnerin, që kam dashur 2-3 herë ta shkarkoj. Na mposhti Skënderbeu që një kohë nuk luante si në fund dhe më pas pastaj u bëmë me nerva.
Pashë disa skuadra që mund të hahemi në Champions League. Riga, Shkëndija e Tetovës. Do na duhet edhe shumë fat. Ndeshja është shpejt, se në datë 7 korrik.
Martini na ka dhënë kupën e Republikës, kampionatin. Pra s’kemi c’të bëjmë Martinin do ta mbajmë për sezonin e ardhshëm.
Homologët president më uruan, por jo të gjithë. Presidenti i Partizanit Gaz Demi dhe Olsi Rama na uruan të parët. Ne jemi ke liga bashkarisht dhe nuk bëhemi dot dy bashkë,’-u shpreh Hasanbelliu.
Në fund presidenti i Teutës bëri edhe një koment për kryeministrin Rama: ‘Rama nuk na ka uruar akoma. Bën mirë ta bëjë sepse është edhe deputet i Durrësit tani.’



