
Potenciali i Arda Guler është shoqëruar me interesin e Milanit në orët e fundit.
Kuqezinjtë do të tentojnë huazimin e turkut në ‘’ San Siro ‘’ në janarin vijues, me opsionin e blerjes së kartonit nëse natyrisht do ti përmbushë kërkesat e Stefano Piolit.
Jo vetëm italianët por edhe disa skuadra të tjera europiane i kanë trokitur në derë 18 vjeçarit, i cili fatkeqësisht ka kaluar një periudhë dëmtimi dhe nuk ka mundur të debutojë në një ndeshje zyrtare me Real Madridin.
Sipas ekspertëve, ishi i Fenerbahches konsiderohet një ndër talentët e futbollit europian, për të cilin ‘’ Galaktikët ‘’ besojnë se mund të shëndërrohet në një lider në mesfushë në të ardhmen.
Megjithatë, drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ do të provojnë me çdo mënyrë ta largojnë nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, pavarësisht rëndësisë në një ndër ekipet më të famshëm të botës.
Në sezonin aktual Arda Guler është aktivizuar në vetëm 3 sfida me Real Madridin dhe interesi i Milanit e përforcon faktin se kemi të bëjmë me një element, cilësitë e të cilit njihen tashmë.



