Gianluca Vialli, largohet nga kombëtarja italiane, aty ku mbante rolin e shefit të delegacionit dhe ishte krahu i djathtë i trajnerit Roberto Mancini.
Ikona e futbollit italian, nga viti 2017, lufton me kancerin në pankreas dhe tashmë ka vendosur të largohet nga kombëtarja. Këtë e ka bërë të ditur vetë Vialli, i cili shprehet se do të përdorë energjitë, për të kaluar këtë fazë të sëmundjes.
Në fund të bisedimeve të gjata me ekipin tim të mrekullueshëm, kam vendosur të pezulloj punën time. Shpresoj që kjo të jetë vetëm përkohësisht.
Qëllimi është të përdor të gjitha energjitë për të ndihmuar trupin tim të kapërcejë këtë fazë të sëmundjes. Kjo në mënyrë që të përballem sa më shpejt më aventura të reja. Ju përqafoj!



