
Jurgen Bardhi nuk është më lojtar i Partizanit. Sulmuesi është prezantuar ditën e sotme në Turqi.
Bardhi është lojtari më i ri i Tuzlaspor. Këta të fundit militojnë në ligën e parë turke dhe do të kërkojnë që në sezonin e ri të arrijnë ngjitjen në elitë.
23-vjeçari largohet kështu nga Partizani, aty ku luante me ekipin e parë nga viti 2015, pasi kishte kaluar nga ekipi i të rinjve.
Bardhi shpreson të tregojë një formë të mirë dhe më pas të vazhdojë karrierën në një skuadër më të madhe.



