Paris St Germain, gjen zëvëndësuesin e Dembeles

Paris St Germain, gjen zëvëndësuesin e Dembeles

Tek Paris St Germain si në çdo merkato tjetër edhe në atë të verës priten shumë ndryshime.

‘’ Les Pariziens ‘’ vijojnë të përfaqësohen denjësisht si në kampionat ashtu edhe në Champions League por dyshimet mbi qëndrimin e Ousmane Dembeles në ‘’ Parque de Prince ‘’ i hapin rrugën transferimit të një tjetër elementi.

Mohamed Salah është i përzgjedhuri i Luis Enriques, një trainer që meriton duartrokitje për performancat e deritanishme të kryeqytetasve.

Egjiptiani ka rezultuar një ndër më të rëndësishmit në ofensivën e Liverpoolit në vitet e fundit, për të cilin nuk kanѱ munguar asnjëherë ofertat.

Ishi i Romës e ka eksperiencën e mjaftueshme për të qenë pjesë e një ekipi si Paris St Germain, i cili pretendon trofetë në çdo sezon.

Dihet se ëndërra në sirtar e Nasser Al Khelaifit mbetet fitimi i kompeticionit më prestigjoz europian për klube dhe sheiku nga Katari ka investuar ndër vite pikërisht për ta patur për të parën herë në vitrinë këtë trofe.

Mirëpo, do të varet gjithçka nga ecuria deri në fundin e sezonit pasi shumë gjëra parashikohet se do të ndryshojnë dhe nëse 32 vjeçari afrikan i jep lamtumirën ‘’ Anfield Roadit ‘’, shanset për të firmosur me kampionët në fuqi të Ligue 1 janë të mëdha.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy