Sulmuesi i Manchester United akuzohet për tentativë përdhunimi

Sulmuesi i Manchester United akuzohet për tentativë përdhunimi

Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood është akuzuar për tentativë përdhunimi, kontroll me forcë dhe sulm. Sulmuesi, 21 vjeç, do të paraqitet në Gjykatën e Mançesterit dhe Salfordit të hënën për t’u përballur me akuzat.

Sulmuesi u arrestua në janar pas akuzave që u shfaqën në imazhet dhe videot e postuara në internet.

21-vjeçari, i cili ka bërë një paraqitje për skuadrën e meshkujve të Anglisë, nuk ka luajtur apo stërvitur me Manchester United që nga arrestimi i tij.

Mason Greenwood

Nike gjithashtu i dha fund marrëveshjes së sponsorizimit me të dhe Electronic Arts e largoi atë nga skuadrat aktive në lojën e saj Fifa 22.

Përdhunimi i supozuar thuhet se ka ndodhur më 22 tetor 2021, ndërsa sulmi i supozuar thuhet se ka ndodhur dhjetorin e kaluar.

Janet Potter, zëvendës-kryeprokurorja për Veriperëndimin, tha: “Prokuroria ka autorizuar sot Policinë e Mançesterit të akuzojë Mason Greenwood, 21 vjeç, për tentativë përdhunimi, përfshirje në sjellje kontrolluese dhe shtrënguese, dhe sulme me lëndim trupor.” Potter tha se të tre akuzat kanë të bëjnë me të njëjtin ankues.

Prokuroria i kujton të gjithë të interesuarit se procedimet penale kundër të pandehurit janë aktive dhe se ai ka të drejtë për një gjykim të drejtë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë raportime, komente apo ndarje të informacionit në internet që mund të paragjykojë në çfarëdo mënyre ato procedura”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy