
Pas shumë vitesh larg ‘’ Estadio da Luz ‘’, Joao Felix mund të rikthehet tek Benfika.
Sulmuesi ka provuar veten në ekipe prestigjoze si Atletico Madridi, Chelsea, Barcelona dhe Milani, të cilit sigurisht vijon ti rrahë zemra për ekipin ku filloi karrierën si profesionist.
25 vjeçari do të tentojë të rikuperojë terrenin e humbur tek portugezët, një ekip me shumë traditë, kryesisht në Portugali.
Tifozeria e zjarrtë e Benfikës ka filluar të entuziazmohet sepse Joao Felix është një element që bën diferencën dhe deri më tani negociatat ndërmjet palëve kanë avancuar me sukses.
Do të varet çdo gjë nga oferta e presidentit Rui Costa dhe nuk përjashtohet huazimi i Joao Felix për një kohë të përcaktuar.
Sezonin e shkuar Benfika u shpall nënkampione e kampionatit portugez por sigurisht përforcimi me një lojtar të këtij kalibri do të jetë një avantazh për trainerin Bruno Lage.
Në rradhët e kuqezinvje fantazisti nga Viseu e përfundoi sezonin e kaluar me 3 gola në 21 sfida, statistikë e vakët për të vijuar eksperiencën në të famshmin ‘’ San Siro ‘’.



