
Mbetja në prapavijë në sezonin aktual në lidhje me titujt është konsideruar një fakt shqetësues nga drejtuesit e Bayern Munchenit.
Bavarezët kanë humbur ndjeshëm terren, të cilët do të tentojnë ta kthejnë historinë në favor në vijuesin.
Por paraprakisht gjatë merkatos së verës do të bëhen disa ndërhyrje për të qenë në formën optimale dhe tashmë është përcaktuar objektivi i rradhës.
Adam Wharton i Crystal Palaces ka befasuar në sezonin aktual në Premier League, për të cilin sipas ‘ Daily Mail ‘, ish rekordmenët e Bundesligës kanë bërë gati çekun prej 70 milionë stërlinash.
20 vjeçari u transferua nga Blackburn tek kryeqytetasit gjatë merkatos së janarit për shifrën e 26 milionë eurove, për të cilin Bayern Muncheni do të sfidojë Chelsean e Mauricio Pochettinos.
Nuk përjashtohet mundësia që Adam Wharton të grumbullohet nga traineri Gareth Southgate në Europian, kompeticion gjatë të cilit vlera e kartonit mund të rritet.
Megjithatë, nëse do ti japë lamtumirën ‘’ Selhurst Parkut ‘’, Crystal Palace do të humbiste një element shumë cilësor, ekip që vijon të konsiderohet si i dorës së dytë në Angli.
Duke iu referuar këtij fakti, ndoshta lojtari në fjalë mund të fillojë një tjetër eksperiencë në karrierë, e cila do ti garantonte fitimin e trofeve në vijimësi, edhe pse ekipi nga Mynihu ka rrëshkitur paksa në sezonin aktual, diçka normale në futboll.
13 sfida dhe 2 asiste numëron nxënësi i Oliver Glasner, i cili ka dikur të spikasë në një ndër ligat më kompetitive të Europës.



