Ndeshja e parë e kampionatit ndaj Skënderbeut, Tirana del me njoftim për tifozët

Ndeshja e parë e kampionatit ndaj Skënderbeut, Tirana del me njoftim për tifozët

Kategoria Superiore përgatitet për të ngritur siparin në këtë fundjavë, kur do të zhvillohet edhe java e parë e kampionatit shqiptar.

Tirana do të zbresë në fushë ditën e shtunë, kur përballë do të ketë Skënderbeun. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stërmasi”, duke filluar nga ora 13:45.

Ditën e sotme klubi bardheblu ka dalë me një njoftim për tifozët, në lidhje me biletat për të ndjekur nga afër sfidën.

Kuptohet me të shtrenjtat janë biletat në Tribunat A dhe B, që kushtojnë 1000 lekë. Të gjitha tribunat e tjera do të kenë çmim të njëjtë, 300 lekë. Në bazë të protokollit, stadiumi mund të mbushet vetëm me 30% të kapacitetit.

Të interesuarit mund t’i gjejnë biletat prej orës 10:00 dhe në orën 18:00 pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”.

Njoftimi i Tiranës: 

Tirana ngre siparin e Kampionatit të Kategorisë Superiore këtë të Shtunë, datë 11/09/2021.

Nesër, e Enjte, 09/09/2021, dalin në shitje biletat për ndeshjen KF Tirana-KF Skenderbeu. Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së stadiumit “Selman Stërmasi”, prej orës 10:00-18:00.

Çmimet e biletave:

Tribuna A, B - 1000 Lekë të reja

Tribuna C, D, E, F, G, - 300 Lekë të reja

Tribuna H - 300 Lekë të reja

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy