Luajti me Skënderbeun në Superiore, mesfushori arrin akordin me klubin spanjoll

Luajti me Skënderbeun në Superiore, mesfushori arrin akordin me klubin spanjoll

Mesfushori ganez, Kwasi Sibo është një emër i dëgjuar për shqiptarët, pasi në të kaluarën ka luajtur në Kategorinë Superiore me skuadrën e Skënderbeut.  

Sibo ishte një nga emrat më të spikatur të Skënderbeut në sezonin 2018-2019, me trajnerin e asokohe Orges Shehi i cili e aktivizoi në disa ndeshje si titullar.

Mesfushori ka arritur marrëveshjen dhe është shumë afër kalimit te skuadra e njohur spanjolle e Betis. Këta të fundit e kanë në listën e dëshirave për ekipin e dytë, Betis Deportivo, që militon në kategorinë e tretë në Spanjë dhe kanë objektiv ngjitjen në La Liga2.

Pritet që në orët e ardhshme Sibo të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të prezantohet zyrtarisht te skuadra e re. 23-vjeçari është në pronësi të klubit anglez të Wolves, ndërsa në sezonet e fundit ka luajtur i huazuar në Spanjë te UD Ibiza.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy