
Ecuria shumë e mirë e Nicolas Jackson me Chelsean sigurisht po i garanton pretendente gjatë kësaj merkatoje verore.
Eshtë Newcastle United kësaj rradhe, drejtuesit e të cilit kanë filluar ti lëvizin gurët për ta transferuar shtatlartin në ‘’ St James Park ‘’.
Duke qenë se e ardhmja e Alexander Isak nuk është e sigurtë, traineri Eddie Howe ka kërkuar urgjentisht blerjen e një sulmuesi për të mos krijuar boshllëk në metrat e fundit.
Sipas ‘ The Athletic ‘, ‘’ Las Urracas ‘’ e vlerësojnë kontributin e dhënë nga 24 vjeçari tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ dhe pas Benjamin Seskos është një alternativë e cila po analizohet me kujdes.
Ishi i Villarealit është i denjë për kampionatin anglez, shumë i shpejtë, i aftë në dyluftimet në ajër dhe i fortë në aspektin fizik.
Vlen për tu theksuar se Newcastle United do të marrë pjesë edhe në Champions League sezonin vijues, një fakt domethënës, i cili imponon medoemos blerjet cilësore gjatë kësaj periudhe.
Në sezonin e kaluar Nicolas Jackson impresionoi me kryeqytetasit, duke fituar Conference Leaguen dhe Botërorin e Klubeve, për të cilin Newcastle do të masë forcat me Barcelonën e Hansi Flickut.



