Kritikat ndaj trajnerit, Duka i del në krah Panuçit: Jemi në gjysmë të rrugës

Kritikat ndaj trajnerit, Duka i del në krah Panuçit: Jemi në gjysmë të rrugës

Skuadra Kombetare e futbollit është duke kaluar një moment të errët pasi rezultatet kanë qenë tepër zhgënjyese në ndeshjet e fundit.

Kuqezinjtë e Panuçit u munden me shifrat 2-0 në takimin kundër Skocisë për Ligën e Kombeve, ku përveç humbjes edhe loja e ekipit ishte e dobet.

Kritikat ndaj tranerit Panuçi kanëe qenë të shumta si nga tifozet ashtu dhe nga mediat dhe ekspertët e futbollit.

Por, presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i ka dal në mbrojtje duke u shprehur se trajnerit i duhet dhënë ende kohë, ndersa nga sulmuar dhe kritikët.

Në një status në rrjetin social "Facebook", jemi në gjysmë të rrugës, koha e llogoreve nuk vlen për askënd. 

“Sapo kemi nisur një turne të ri dhe kemi luajtur dy ndeshjet e para. Kemi marrë tre pikë dhe pësuam humbjen e parë të hënën në mbrëmje në Gllasgou. Një humbje nuk duhet trajtuar si një tragjedi. Kemi patur mundësitë tona por që nuk i shfrytëzuam, ashtu sikurse edhe  difektet, që jam i bindur se trajneri i ka tashmë pikë referimi.

Jemi në gjysmë të rrugës, me pikë të barabarta me rivalin. Na pret në tetor një transfertë e vështirë në Izrael. Të gjithë ne, duhet ti japim kohën e mjaftueshme trajnerit për të bërë ndryshimet dhe reflektimet e duhura në skuadër.

Koha e llogoreve nuk vlen për askënd. Kritikat jane normale për një skuadër kur ajo humbet. Por kur këto bëhen për interesa jo sportive, nuk i shërbejnë askujt.

Unë mirëkuptoj çdo shqetësim të tifozëve tanë apo çdo artikulim mediatik por njëherësh i ftoj që këtë situatë jo të  mirë ta shndërrojnë duke shpenzuar energji pozitive për kombëtaren tonë!”, shkruan Duka.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy