
Edinson Cavani do të largohet nga Manchester United, pas përfundimit të sezonit, kur i skadon edhe kontrata.
Për sulmuesin uruguaian, interesimet nuk mungojnë nga disa klube të mëdha në Europë, por duket se ai ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Argjentinë.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se 35-vjeçari do të vazhdojë karrierën te skuadra e Boca Juniors në Argjentinë. Palët duket se kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi pritet të vijë në ditët e ardhshme.



