Rivalitet i ashpër për Mudryk

Rivalitet i ashpër për Mudryk

 Arsenali dhe Evertoni , dy pretendentët më seriozë të  Mykhaylo Mudryk tashmë e kanë marrë përgjigjen nga Shakhtar Donetsk .

Urkahinasit kanë në përbërje një ndër talentët e futbollit europian, të cilët  para pak kohësh refuzuan 30 milionë euro për 21 vjeçarin .

Arsyeja është e thjeshtë sepse besojnë se mesfushori do ta rrisë nivelin dhe natyrisht ky fakt do të shoqërohet me një rritje vlere të kartonit .

Deri në përfundim të sezonit janë edhe shumë ndeshje për tu zhvilluar dhe drejtuesit ukrahinas shpresojnë të përfitojnë maksimalisht nga shitja e Mykhaylo Mudryk dhe parashikohet se janari mund të jetë përcaktues për vijimësinë .

Përshtatja në disa pozicione është një ndër avantazhet e këtij lojtari i cili e ka bërë krenar trainerin Igor Jovicevic dhe deri në këtë moment është aktivizuar në 300 minuta, të ndara në 4 sfida , në të cilat ka shënuar 1 gol dhe ka kontribuar me 3 asiste për shokët e skuadrës.

Nëse merret në analizë historia, patjetër që ‘’ Topchinjtë ‘’ janë një hap përpara  Evertonit por ende nuk dihet se ç’do të ndodhë sepse për vendimin më korrekt të mundshëm duhet të shqyrtohen shumë faktorë.

Insistimi i anglezëve flet për vlerat e padiskutueshme të Mykhaylo Mudryk për të cilin parashikohet se janari do të jetë determinant për të ardhmen, ndoshta larg ‘’ Metalistit ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy