Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, në konferencën për shtyp, pas kualifikimit në Europian u shfaq shumë i lumtur.
Silvinjo deklaroi se u realizua ëndrra e madhe, për të cilën është punuar shumë. Braziliani deklaroi se ndjeësia kur fiton Champions League si lojtar, është e njëjtë me atë të kualifikimit në Europian si trajner i Shqipërisë.
Jam shumë i lumtur për këtë ëndërr. Është një ëndërr e madhe e realizuar. Dua të falënderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur. Ne brazilianët jemi të ngjashëm me shqiptarët. Krijojmë marrëdhënie të afërt me të gjithë. Këtë e mësova që kur erdha ën Shqipëria. Shqiptarët e hapin derën për mikun. Ndihem mirë. Pas 90 minutave isha shumë i lumtur, sepse u bë një punë e madhe. Ëndërr e realizuar.
Ka pasur momente kur isha i shqetësuar. E dinim që luanim me një ekip të fortë, sidomos në lojën në ajër. Një top i gjatë dhe shkonte menjëherë në zonë. Mund ta zgjidhnin ndeshjen shumë lehtë. Pas golit të pësuar, kishte momente kur isha i shqetësuar. Pas asaj, gjithçka mund të ndodhte. Duhet të komplimentoj trajnerin e tyre për punën shumë të mirë që ka bërë.
Të fitosh Champions Legaue është ndjesi e madhe si futbollist, por të shkosh si trajner i Shqipërisë në Europian, është po aq e pabesueshme dhe fantastike.



