Luhet për Superioren, publikohen formacionet zyrtare në Laçi-Flamurtari

Luhet për Superioren, publikohen formacionet zyrtare në Laçi-Flamurtari

Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet sfida mes Laçit dhe Flamurtarit. Një përballje që vlen Superioren dhe për këtë arsye, do të kërkohet me çdo kusht fitoren.

Skuadra që fiton këtë sfidë, do të luajë në elitë për sezonin e ardhshëm dhe pritet një duel i luftuar.

Laçi e mbylli në vendin e tetë në Superiore dhe kërkon shpëtimin nga “play out”, ndërsa Flamurtari synon ngjitjen, pasi kaloi me sukses në “play off” në Kategorinë e Parë.

Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE:

Laçi: Dajsinani, Kurti, Qato, Kryeziu, Prodani, Tresa, Ujka, Dajko, Christian, Cordeiro, Sobowale.

Flamurtari: Teqja, Hasa, Deliaj, Beqja, Indio, Ramadani, Diamanti, Sidibe, Krivicic, Batha, Shkurtaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy