Botërori/ Kona për shortin: Do doja përballje me Çekinë. Uroj të mos ndeshemi me Uellsin

Botërori/ Kona për shortin: Do doja përballje me Çekinë. Uroj të mos ndeshemi me Uellsin

Gazetari sportiv Tami Kona duke folur në “Mcn Informacion” për fazën play off të eliminatoreve për Botërorin, thotë se do dëshironte një përballje të Shqipërisë me Çekinë, ndërsa kundërshtari më i padëshiruar prej tij është Uellsi. Kona vë në dukje se kombëtarja jonë e ka patur gjithnjë të vështirë me ekipet që bëjnë futboll britanik. 

 

Renditja në vendin e dytë na ka bërë që të ndihemi krenarë për këtë kombëtare, pasi ka realizuar një nga objektivat e saj, dhe është diçka historike. Me vendin e dytë tashmë është bërë gjysma e rrugëtimit të kombëtares, pasi tashmë kemi dy ballafaqime që do jenë takime me sistem eliminimi, dhe s’është fare e lehtë, pasi janë ekipe me emër dhe prezenca në kampionatet botërore. Nëse u referohem 4 skuadrave, unë s’do të doja të takoheshim me Uellsin, Irlandën, një nga skuadrat me tipare të futbollit britanik. S’do doja të takoheshim me Skocinë. Do doja të ishte ose Polonia, ose Çekia, ose Sllovakia. 

 

Mes këtyre të treja do doja Çekinë. Ndeshjen e parë do ta luajmë në fushën e njërës nga këto tre skuadra. Këto ndeshje deri në mars s’kanë lidhje me gjendjen aktuale që kanë tani. Pas tre muajsh s’e dimë si do jetë gjendja e futbollistëve, qoftë për kombëtaren tonë, qoftë për kundërshtarët. Ne aktualisht kemi një gjendje shumë të mirë, sa i takon futbollistëve. Vetëm Uellsin s’dua nga këto skuadra. Uellsi, Irlanda, Skocia, janë skuadra ku futbolli shqiptar sa herë është ndeshur...

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy