
Pas disa viteve suksesi me Karim Benzeman në majën e sulmit, drejtuesit e Real Madridit janë të ndërgjegjshëm se francezit nuk i mbeten edhe shumë vite në futbollin e luajtur .
Të zëvëndësosh ishi-n e Lyonit pa dyshim është një detyrë shumë e vështirë por ‘’ Galaktikët ‘’ janë të bindur se do të bëjnë zgjedhjen e duhur.
Lautaro Martinez, kontrata e të cilit me Interin përfundon në 30 qershorin e 2026-tës është shëndërruar në një opsion për të zbarkuar në të ardhmen në mitikun ‘’ Santiago Bernabeu ‘’, aty ku e pret një ekip kampionësh.
Sipas specialistit të merkatos Ekrem Onur vlera e kartonit të 25 vjeçarit arrin 80 milionë eurot dhe duke qenë se Carlo Ancelotti ja ka shpërblyer sakrificat Florentino Perezit, manjati spanjoll nuk mendon të kursehet për t’ia plotësuar dëshirën numrit një të pankinës.
Me Mariano Diazin drejt largimit , kryeqytetasve i mbetet vetëm Alvaro Rodriguez në metrat e fundit, jo i mjaftueshëm për të garantuar golat tek një ndër ekipet që ka bërë ligjin në sezonet e fundit, sidomos në Champions League.
Ishi i Racing Club prej kohësh konsiderohet një ndër liderët e ofensivës së zikaltërve por futja në garë e ‘’ Los Blancos ‘’ , sigurisht për çdo lojtar konceptohet si një privilegj sepse në njëfarë mënyre e ka të garantuar fitimin e titujve të rëndësishëm në të ardhmen.
17 gola dhe 7 asiste në 35 sfidat e deritanishme rikonfirmojnë vlerat e padiskutueshme dhe gjatë merkatos golashënuesi nga Bahia Blanca do të ketë një shans i cili ndoshta s’të vjen shumë herë gjatë karrierës .



