Masimo Moratti, ish-presidenti i Interit dhe tifozi numër 1 i skuadrës, ka folur së fundmi për fitoren ndaj Juventusit. Për ‘Tuttosport’ ai ka deklaruar se kjo fitore në këtë moment ka një domethënie të veçantë, ndërsa meritat më të mëdha ia ka dhënë trajnerin Conte.
“Ishte një ndeshje madhështore për ne interistët, një paraqitje perfekte, dominuese në çdo aspekt. Të fitoje ndaj Juves në atë mënyrë, në një moment kaq të rëndësishëm të sezonit do të thotë se brumi dhe forca e këtij grupi është e madhe. Le të themi se nga Konte deri të ata që zbritën në fushë nga stoli meritonin notën 8.
Sa meritë kishte Konte? Mendoj se më shumë sesa skuadra këtë herë, pasi taktikisht ishte studiuar në mënyrë gjeniale dhe mendoj se në fund ishte kjo që e bëri diferencën. Juventusi nuk meritonte më shumë sesa ajo që mori. Besoj te titulli? Realisht po, shumë madje, por është më mirë që këtë fjalë të mos e përmendim tashmë, pasi ka ende lojë”.



