Milan i paduruar për rinovimin e Donnarummas

Milan i paduruar për rinovimin e Donnarummas

Gjigandi i portës së Milanit Gianluiggi Donnarumma është një nga lojtarët kyç që Milani kërkon ta ketë në gjirin e tij në të ardhmen . Kontrata e 22 vjeçarit me kuqezinjtë merr fund në 30 qershor por Mino Raiola është duke i lëvizur pa ndalim gurët për të përfituar ashtu siç duhet nga kjo  çështje  .  Real Madrid është duke pritur prapa dere për italianin e talentuar por drejtori sportiv i Milanit Paolo Maldini nuk e heq mendjen nga ideja e ofertës së duhur  për të siguruar qëndrimin e gardianit në ‘’ San Siro ‘’ .

Zërat që kanë qarkulluar së fundmi flasin për rrezikun në lidhje me qëndrimin e Gianluiggi Donnarummas edhe për disa sezone në Milano . E vetmja zgjidhje për të evituar largimin e tij do të ishte ndërhyrja e fuqishme në merkaton e verës sepse  do ti garantonin fitimin e trofeve .   Konkurrenca e humbur me rivalët historikë të Interit ka shkaktuar një lloj pakënaqësie jo vetëm për portierin e famshëm por edhe në kampin e kuqezinvje ,  por fakti se me shumë gjasa do të jenë  pjesë e kompeticionit të preferuar si Uefa Champions League është një mjet justifikimi për ta konsideruar sezonin pozitiv. 

Objektivi i drejtuesve të ‘’ Djallit ‘’ mbetet përforcimi i organikës me lojtarë cilësorë dhe të sigurojnë qëndrimin e komponentëve  të rëndësishëm  për të mos u gjendur në situata të komplikuara sepse do ti riktheheshin kalvarit të pafundëm të përjetimeve negative që nuk e kanë lënë të buzëqeshë këtë skuadër .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy