Trajneri i Romës, Jose Mourinho, foli në konferencë për shtyp, në prag të finales së Europa League, ku skuadra e tij do të përballet me spanjollët e Sevilla.
Mourinho deklaroi se kundërshtarit i janë bërë zakon këto arritje, ndërsa për skuadrën e tij është historike dhe do të kërkohet me çdo kusht triumfi.
E meritojmë këtë finale, meritojmë këtë rrugëtim pas 14 ndeshjeve të luajtura. Sevilla është mësuar me finale në kompeticionet europiane, u është kthyer në një zakon, ndërsa për ne është diçka historike. Nuk mendoj që luan historia.
Lojtarët sa më të përgatitur janë aq më pak e ndiejnë presionin, nesër duam të tregojmë sa vlejmë.
E ardhmja? Aktualisht nuk kam asnjë kontakt me klube të tjera. Kam folur me lojtarët e mi dhe ata e dinë se çfarë mendoj.
Sfida mes Romës dhe Sevillas, do të luhet të mërkurën e 31 majit, duke filluar nga ora 21:00, në “Puskas Arena” të Budapestit.



