
Me kalimin e Luis Enriques ne ‘’ Parque de Princes ‘’ shumë gjëra kanë ndryshuar tek Paris St Germain.
Falë asturianit ‘’ Les Pariziens ‘’ fituan për të parën herë në histori Champions Leaguen dhe shumë tituj të tjerë.
55 vjeçari është në stolin e francezëve prej tre sezonesh, të cilit i mbetet për të fituar vetëm Botërorin e Klubeve.
Gjithsesi puna e ishi-t të Barcelonës meriton duartrokitje i cili ka formuar një ekip kompetitiv në çdo repart dhe gëzon mbështetjen e Nasser Al Khelaifit.
Negociatat për rinovimin e kontratës tashmë janë në rrugën e duhur, vendim tejet i rëndësishëm për vijimësinë.
Oferta e sheikut nga Katari natyrisht është e shoqëruar me një rritje të konsiderueshme rroge për ish mesfushorin, një ndër trainerët më cilësorë aktualisht.
Kryeqytetasit vijojnë tejet kompetitivë, të cilët luftojnë në çdo kompeticion, kryesisht atë të Champions Leagues.
‘’ Lucho ‘’ është tejet i aftë për të përballuar çdo sfidë duke qenë se e demostroi edhe në të shkuarën me Barcelonën.
Deri tani gjigandët e Francës dhe jo vetëm nën drejtimin e asturianit numërojnë 111 fitore, 29 barazime dhe 29 humbje në 163 sfida.



