Gareth Bale i ka dhënë fund të gjitha dilemave, në lidhje me të ardhmen e tij. Pasi vendosi të largohet nga Real Madrid, tashmë sulmuesi uellsian do të vazhdojë karrierën ne SHBA, duke u larguar kështu nga Europa.
32-vjeçari, do të vazhdojë karrierën te skuadra e Los Angeles FC, në MLS. Uellsiani ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi ndërsa përmes një video në rrjetet sociale zbuloi se së shpejti do të rezervojë një biletë me destinacion Los Angelos për të hedhur të zezën mbi të bardhë.
Për Bale kishte interes edhe nga klubi i vendlindjes së tij Cardiff apo edhe ish-skuadra, Tottenham, megjithatë në fund 32-vjeçari ka vendosur të provojë një tjetër kampionat.



