Guardiola do fitore në ndeshjen e kthimit, Ancelotti: Kualifikimi i hapur

Guardiola do fitore në ndeshjen e kthimit, Ancelotti: Kualifikimi i hapur

Plot 7 gola, raste pa fund dhe ende gjithçka e lënë pezull për kualifikimin në finalen e Ligës së Kampioneve. Manchester City dhe Real Madrid dhuruan një mbrëmje të vërtetë spektakli në “Etihad Stadium” në ndeshjen e parë gjysmëfinale e mbyllur me rezultatin 4-3.

Nuk kishte fillim më të mirë për futbollistët e trajnerit Guardiola që panë veten në avantazh të dyfishtë në harkun e 11 minutave të para. Vendasit krijuan idenë e një fitoreje me gola të shumtë, pasi shpërdoruan disa raste, para se Karim Benzema të shkurtonte përkohësisht diferencën në minutën e  33 duke bërë që me rezultatin 2-1 të përfundojnë 45 minutat e para. Edhe fraksioni i dytë i ndeshjes ishte nën ritmin e anglezëve që shënuan golin e tretë me Foden, por Vinicius u kundërpërgjigj pak momente më pas dhe shkurtoi sërish diferencën. Bernardo Silva bëri të shpërthejë festa, kur goditi fort brenda zonës dhe realizoi edhe të katërtin. Ndërsa golin e fundit e shënoi Benzema, i cili tregoi personalitet teksa me ftohtësi ekzekutoi mjeshtërisht 11 metërshin në minutën e 82.

I keqardhur që nuk fitoi me rezultat më të thellë trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka kërkuar nga skuadra të fitojë edhe në Madrid pas dy javësh në ndeshjen e kthimit.

Kundërshtari që kishim përballë quhej Real Madrid, por ne luajtëm një futboll të një niveli të lartë. Të jemi krenarë për atë që dhamë në fushë dhe atë çka i treguam botës. Tani të shkojmë në Mardid me kokën lart për të fituar sërish.

Ndërsa Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid e cilësoi si të pabesueshëm rezultatin dhe u shpreh se gjërat mund të kishin shkuar edhe më keq, por shpreson te kualifikimi para publikut të vet.

Ajo që mund të bënim ndryshe ishte se mund të mbroheshim pak më mirë. Pësuam shumë dhe u kushtëzuam nga gabimet e fillimit, por reaguam me tre gola të shënuar dhe çështja e kualifikimit mbetet e hapur në stadiumin tonë ku presim mbështetjen e tifozëve.

Ndeshja tjetër gjysmëfinale do të luhet sot në mbrëmje në orën 21:00 mes Liverpool dhe Villarreal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy