
Largimi i mundshëm i Marco Verratit nga Paris St Germain është pasuar me interesin e dy klubeve të njohura në Arabinë Saudite. Sipas ‘ RMC Sport ‘ drejtuesit e Al Hilal para pak kohësh ofruan 30 milionë euro për italianin por ato të Paris St Germain pretendojnë 50-60 milionë euro për largimin e tij nga ‘’ Parque de Prince ‘’. Megjithatë , në orët e fundit Al Ahli i është bashkuar garës për ishi-n e Pescares , preferenca e të cilit sipas lajmeve të fundit lidhet me transferimin tek Al Hilal , skuadër ku do të gjente mbështetjen e të tjerë lojtareve si Milinkovic- Savic, Koulibaly apo Edouard Mendy-s ndër të tjerë . Zgjedhja e Arabisë Saudite nga lojtarë të njohur të cilët lanë gjurmë në të kaluarën në kontinentin e vjetër tashmë është bërë tendencë gjatë merkatove për arsye ofertave të bujshme, të cilat nuk kanë të krahasuar me ato të ligave europiane. Deri më tani Marco Verrati numëron 416 sfida , 11 gola dhe 54 asiste me kampionët në fuqi të Ligue 1 dhe parashikohet se ditët vijuese do të jenë determinante për të ardhmen e tij.



