Sergio Aguero mbërrin në Barcelonë

Sergio Aguero mbërrin në Barcelonë

 Barcelona ka  mbyllur një çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen . Katalanasit më në fund kanë transferuar Sergio Agueron i cili pësoi një tjetër dështim me finalen e humbur  mbrëmjen e djeshme kundër Chelseat . Argjentinasi prej kohësh tentohej nga ‘’ Los Cules ‘’ dhe  kalvaret e shumta tek Manchester City herët a vonë do të shkaktonin ndërrimin e destinacionit  .   32 vjeçari do të ketë fatin e ribashkimit me Lionel Messin  me të cilin ka shijuar disa suksese tek kombëtarja ‘’ Albiceleste ‘’ dhe do të kërkojnë përsëritjen e tyre  tek Barcelona  . 

Sipas gazetarit italian Fabrizio Di Romano me të kaluar testet mjekësore  golashënuesi nga Buenos Aires do të hedhë firmën dhe do të realizojë një endërr e cila kishte mbetur në tentativë prej shumë  vitesh   .

  Pas 10 sezonesh me ‘’ The Citiziens ‘’ , Sergio Aguero do të rikthehet në La Liga por këtë herë me një përmbajtje krejt ndryshe sepse do të luajë përkrah ‘’ La Pulgas ‘’. 

 Eksperienca e shumë viteve më përpara me ‘’ Los Colchoneros ‘’  e ka afruar me suksesin  ‘’ El Kun ‘’ i cili e mbylli sezonin me zhgënjimin që i la finalja kundër ‘’ Bluve të Londrës ‘’ por me kalimin në ‘’ Camp Nou ‘’ do të ketë shansin për ta shkelmuar këtë episod.

Sezoni i lënë pas absolutisht konsiderohet si më i dobëti për ishi-n e Indipendiente De Avellanedas  të cilin e ka shoqëruar me 20 ndeshje  dhe vetëm 6 gola , por me një shok si Messi në krah dhe në një skuadër në rindërtim e sipër do ta këtë më të lehtë për të rikuperuar versionin më të mirë në fushën e lojës  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy