Koeman kërkon qëndrimin tek Barcelona

Koeman kërkon qëndrimin tek Barcelona

Komoditeti i përjetuar tek Barcelona në kohët e fundit e ka bindur  trainerin Ronald Koeman për të vijuar eksperiencën me katalanasit . Hollandezi ka arritur të formojë një grup shumë simpatik i cili  rrit  shpresat  se  historia e zhgënjimeve tek spanjollët do të ndryshojë pavarësisht se nuk do të kenë mbështetjen e legjendës Lionel Messi . 

Këtë lajm mjaft shpresëdhënës për të ardhmen e ‘’ Los Cules ‘’ 58 vjeçari e ka deklaruar  gjatë një interviste për prestigjozen ‘ Sport ‘  duke u shprehur shumë i entuziazmuar për aktualitetin e spanjollëve  dhe se e shikon me mjaft optimizëm të ardhmen :

“  Pavarësisht se po kalojmë një moment të vështirë dua të qëndroj tek  Barcelona  . Grupi lojtarëve që kam në dispozicion është një indikator se këtë skuadër e pret një e ardhme e shkëlqyer “ , përfundoi  Ronald Koeman.

 Gjatë një mbledhje para dy javësh ndërmjet tij dhe Joan Laportas të dyja palët janë shprehur të kënaqur në lidhje me ecurinë e Barcelonës dhe me shumë mundësi traineri i mirënjohur do të pranojë të vijojë rrugën me  ‘’ Azulgranët ‘’ të cilët janë në një proçes rindërtimi dhe i duhet një punë voluminoze për të arritur aty ku dëshirojnë  .

Duhet theksuar se kontrata me gjigandët e Primera Division dhe më gjerë skadon në fundin e sezonit dhe rrjedha e ngjarjeve të deritanishme jep për të kuptuar  se e ardhmja e tij do të jetë në  Katalunjë .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy