Shkëmbi: Nuk e kuptoj pse u shty ndeshja me Kukësin, luajmë vetëm për fitore

Shkëmbi: Nuk e kuptoj pse u shty ndeshja me Kukësin, luajmë vetëm për fitore

Trajneri i Dinamos, Bledi Shkëmbi, foli para mediave, në prag të ndeshjes së nesërme, që skuadra e tij do të luajë me Kukësin në “Elbasan Arena”. Tekniku i kryeqytetasve tha se nuk firmos për barazim, ndërsa shtoi se do të futen në fushë vetëm për fitore.

Shkëmbi tha gjithashtu se te Dinamo nuk e kuptuan pse u shty ndeshja me verilindorët, që ishte planifikuar të luhej në fundjavë. Dukë komentuar deklaratën e trajnerit Longo pak ditë më parë, se stafi i Dinamos ndoqi nga afër stërvitjen e Kukësit, Shkëmbi tha se kundërshtari di të luajë mirë edhe më gojë.

 “Nuk jemi në një proces ribërje por një moment përmirësimi. Kjo nuk diskutohet, gjithçka falë presidentit, sepse siç e thatë edhe ju mund të ndodhte në një klub që investimet të tërhiqeshin e kishte hapa mbrapa. Por mendoj se presidenti na ka dhënë më shumë mbështetje duke menduar për t’u përmirësuar në staf e futbollistë. Mendoj se me lojtarët që kemi afruar kemi bërë afrimet më të mira të mundshme që mund të na lejonte ky muaj dhe ky moment.

Presim edhe një lojtar, ndoshta këto 2-3 ditë do ta marrim vesh të sigurt, do të firmosë apo jo. Në parim kemi rënë dakord, është një qendërmbrojtës.

Shtyrja e ndeshjes? Këtë variantin e Kukësit nuk e kuptuam se përse u shty ndeshja. A u shty për stadiumin, për COVID-in, për temperaturën, nuk e di. Po për ne pak rëndësi ka. Në fakt do të donim të lahej në ditët që ishte kalendari se tani ne na ngjeshët shumë e Kukësi nuk ka ndeshje Kupe. Por ne pavarësisht kësaj jemi zemërgjerë dhe sportivë e do të vazhdojmë të luajmë sipas kalendarit që është vendosur.

Nuk do të firmosja për barazim se e ndjej skuadrën shumë mirë dhe shumë ndryshe në këto ditë dhe jam i bindur që nëse të gjithë do të jemi të përqendruar si në stërvitje, do të japim maksimumin, mendoj se do të bëjmë më të mirën dhe fitojmë. Duke mos harruar që në futboll ka të bëjë shumë edhe fati dhe një moment siç ndodhi ndeshjen e parë me Kukësin ku mendoj se nuk e meritonim të humbnim, por Kukësi në një moment të vetëm shënoi e ne në rastet që kishim nuk ia dolëm të shënonim asnjë gol.

Trajneri Longo si duket ka parë shumë filma nga italianët, me partizanë, me spiunë. Atje ju e dini është një kompleks që stërviten tre skuadra që jam i bindur që asnjë klub nuk do të dëshironte të ishte kjo situatë. Në atë moment që ka dalë ajo foto, kemi qenë edhe me stafin e Partizanit dhe stafi jonë, kemi pikë kafe, vetëm kaq, nuk ka ndodhur asnjë gjë tjetër. E njëjta gjë ka ndodhur dy muaj rresht kur Kukësi vinte pas nesh e shihte stërvitjen. Por ne si zemërgjerë që jemi si klub nuk na bën përshtypje se kush vjen të na shikojë në stërvitje, të vijë të shikojë. Nuk i shkojmë asnjërit të shohim stërvitjen. Por si e thatë që trajneri Longo është i zoti se e tregon puna, por përveç kësaj është i zoti edhe me gojë, se luan mirë edhe me gojë”, deklaroi Shkëmbi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy