Sfidë gjigandësh për Nico Schlotterbeck

Sfidë gjigandësh për Nico Schlotterbeck

Nico Schlotterbeck është shëndërruar në një ndër më të spikaturit në kontinentin e vjetër referuar pozicionit ku aktviziohet.

Mbrojtësi prej katër sezonesh mbron ngjyrat e Borussia Dortmundit, për të cilin gjatë merkatos vijuese do të luhet një sfidë e ashpër. 

Për 25 vjeçarin Bayern Muncheni, Liverpooli dhe Real Madridi po luftojnë fort, drejtuesit e të cilëve kanë filluar të impenjohen maksimalisht për ta larguar nga ‘’ Signal Iduna Parku ‘’. 

Kontrata e ishi-t të Freiburgut me ‘’ Verdhezinjtë ‘’ përfundon në 2027-tën dhe nëse i referohemi ‘’ Të Kuqve ‘’ traineri i tyre Arne Slot e konsideron zëvëndësuesin e Ibahima Konates. 

Por në asnjë mënyrë s’duhen nënvlerësuar bavarezët dhe ‘’ Galaktikët ‘’, ekipe këto me një potencial të konsiderueshëm ekonomik. 

Krerët e Liverpoolit tashmë po përgatisin një ofertë rreth 50 milionë eurosh për ti bindur ato të ekipit nga Ruhr për Nico Schlotterbeck, ndërsa madrilenët e shikojnë zëvëndësuesin e Antonio Rudigerit, e ardhmja e të cilit ka filluar të përflitet shumë kohët e fundit, me shumë gjasa larg mitikut ‘’ Santiago Bernabeu ‘’. 

Nxënësi i Niko Kovac është një përdorues shumë i mirë i topit dhe pozicional, gjithashtu garanton mbarëvajtjen e linjës defensive gjatë sfidave. 

Ndërsa referuar gjigandëve të Bundesligës traineri Vincent Kompany e vlerëson si zëvëndësuesin e Dayot Upamencanos, gjithmonë nëse s’do ta rinovojë kontratën. 

Së fundmi drejtuesit e Borussia Dortmundit i ofruan shtatlartit një zgjatje kontrate deri në 2030-tën por Nico Schlotterbeck ka preferuar ta analizoje me detaje vijimësinë duke qenë se flitet për ekipe tejet të suksesshëm. 

Do të jetë një vendim jo i lehtë për tu marrë por sidoqoftë mendohet se e ardhmja e tij do të jetë një ndër temat më pikante të periudhës së transferimeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy