Tirana i jep fund pushimeve, bardhebluët nisin përgatitjet për kampionatin

Tirana i jep fund pushimeve, bardhebluët nisin përgatitjet për kampionatin

Tirana i ka dhënë fund pushimeve dhe është rikthyer në fushë, për të nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të kampionatit.

Skuadra bardheblu, ka nisur stërvitjet këtë të enjte në kryeqytet, nën urdhrat e trajnerit Ahmataj.

Ndeshjen e parë për këtë vit, Tirana do e luajë ndaj Dinamos, me derbin që është vendosur të zhvillohet më 12 janar.

Njoftimi i Tiranës:

Skuadra është rikthyer në fushë dhe ka nisur përgatitjet për pjesën e mbetur të sezonit.

Ekipi do të qëndrojë i grumbulluar në kryeqytet, ku edhe do të zhvillojë fazën përgatitore para rifillimit të kampionatit.

Ekipi ka qenë i plotë nën urdhrat e trajnerit Julian Ahmataj, teksa ditën e sotme ka planifikuar edhe dy seanca stërvitore, ndërsa ditët në vijim, do të ketë edhe alternime nga stafi teknik.

Ekipi do të qëndrojë në grumbullim deri në datën 8 janar, ku më pas do të përgatitet për ndeshjen e parë të vitit 2024, ndaj Dinamos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy