
Rindërtimi që është duke përgatitur Manchester United pa dyshim do të ketë një kosto të konsiderueshme . Sigurimi i vendit të dytë në Premier League dhe fakti i të qënit finalist në Uefa Europa League i ka krijuar bindjen drejtuesve të ‘’ The Red Devilsave ‘’ se duhet të tregohen shumë të kujdesshëm në merkato për të evituar gabimet . Anglezët po e rikuperojnë prestigjin në Europë por e rëndësishmja e kësaj historie është se nuk janë ndalur për asnjë çast edhe ne lidhje me merkaton . Planifikimet vijojnë në ‘’ Old Trafford ‘’ dhe traineri Ole Gunnar Solskjaer i ka kërkuar prej kohësh drejtuesve mbështetjen e duhur për të firmosur me lojtarë të njohur. Listën e kryesojnë Ousmane Dembele , Erling Haaland dhe Jadon Sancho .
Këto lojtarë theksojnë një sforco ekonomike të konsiderueshme dhe Manchester United duhet me patjetër ta sigurojë me largimet gjatë merkatos . Në listën e norvegjezit janë 6 emra që nuk e kanë bindur . Në lidhje me portën 48 vjeçari është midis dy zjarrëve . David De Gea e ka humbur luftën me Dean Henderson dhe ky fakt dikton momentin ideal për ta larguar spanjollin nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’. Në këtë linjë ndodhet edhe Sergio Romero .
Argjentinasi ka mbetur në hije dhe Manchester United po lëviz gurët për ti gjetur një destinacion të përshtatshëm. Pas tij është Alex Telles dhe Victor Lindelof . Kalimi nga Porto shkaktoi shumë entuziazëm por braziliani nuk ka qënë në lartësinë e kërkesave të Ole Gunnar Solskjaer dhe i mbetet të vleresojë ofertat që nuk kanë munguar nga Premier League dhe Seria A .
Ndërsa suedezi kushtëzohet nga një kalim i mundshëm i Pau Torres në ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’ . Spanjolli ka impresionuar me Villarealin dhe prej kohësh tentohet nga Manchester United .
Listës nuk i mungon as Nemanja Matic. Serbi duket se e ka gjetur një dritë në fund të tunelit sepse është tentuar nga Roma .
Kontrata e 32 vjeçarit mbetet e vlefshme deri në 2023-shin dhe sipas Transfermarkt vlera e kartonit kap 10 milionë eurot. Interesi i Jose Mourinhos i jep një farë garancie ishi-t të Chelseat për të kthyer faqen me kalimin në ‘’ Olimpico ‘’ .
Gjithçka mbyllet me Juan Mata . Spanjollit i mbetet më pak se një muaj tek Manchester United. Fati nuk e ka lënë në rrugë sepse në Primera Division vijon të vlerësohet dhe ky interes nuk besohet se do të anashkalohet sepse ky kampionat i dha famë në të kaluarën. 15 ndeshje dhe vetëm 2 gola janë statistikat më të dobëta gjatë 8 sezoneve në Manchester të cilat ia bëjnë gati të pamundur qëndrimin 33 vjeçarit .



