
Nuk ka më dyshime, Chelsea njofton afrimin e Romelu Lukakut. Nëpërmjet një video nga e kaluara e sulmuesit belg, klubi londinez i uron mirëseardhjen duke shkruar: “Mirëserdhe në shtëpi Romelu Lukaku”.
28-vjeçari rikthehet kështu te blutë e Londrës, pjesë e të cilëve ishte nga 2011 deri në 2013. Lukaku bashkohet me Chelsea nga Interi, teksa ka firmosur kontratë deri në vitin 2026.
Nga ana tjetër Interi mbush arkat, pasi sipas asaj që kanë zbuluar mediat angleze dhe ato italiane, Chelsea ka paguar 115 milionë euro për sulmuesin belg.



