
Mbrojtësi i Partizanit, Altin Bytyçi, pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Egnatias.
Futbollisti dëmtoi rëndë gjurin e majtë dhe nga reagimi dukej se kishte problem me ligamentet, por gjithçka do të qartësohet pas rezonancave.
Dhimbjet për Bytyçin ishin të mëdha, teksa e kishte të pamundur t’i mbante edhe lotët. Nga minuta e 82-të, Partizani do të luajë me 10 lojtarë, pasi zëvendësimet janë kryer të gjitha.



