Devolli: Nuk kam frikë për finalen e Kupës

Devolli: Nuk kam frikë për finalen e Kupës

Trajneri i Kukësit, Bledar Devolli, foli për MCN TV, pas kualifikimit në finalen e Kupës ndaj Tiranës.

Devolli u shfaq shumë i lumtur për këtë arritje, ndërsa deklaroi se finale ekip do të japë më të mirën për të marrë trofeun.

Jam i lumtur për djemtë pasi kanë vuajtur, jam i lumtur për klubin, për veten sepse më në fund erdhi dita. Kemi vuajtur shumë për të ardhur në këtë ditë.

Pjesën e parë patëm probleme sepse Tirana luante 3-5-2, morëm masa në pjesën e dytë. Patëm mundësi për të barazuar ndeshjen. Ky është futbolli, do na plasi zemra ndonjë ditë.

Nuk më intereson kë do të kem në finale. Është ndeshje teke, s’kam frikë të dali kush të dojë. Djemtë japin maksimumin në fushë.

Kemi punuar me shumë seriozitet, gjëja kryesore që kemi futur është pozitiviteti. Kemi harmoni dhe ky është sport kolektiv, pa këto nuk shkon asgjëkundi. Ja ku janë frytet e punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy